Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një interviste për Top Channel
ka pranuar faktin që muajt e fundit është rritur numri i azilanteve nga
Shqipëria në vendet e BE-së. Ai ka njoftuar se kjo situate do të
analizohet seriozisht edhe pse eshte shprehur i bindur se rritja e
numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia nuk rrezikon aspak liberalizimin e
vizave.

“Natyrisht muajt e fundit ka pasur per here te pare edhe qytetare shqiptare qe jane paraqitur ne dy tre vende te BE-se dhe kane bere kerkesa azil ekonomik, natyrisht ky eshte nje proces qe do te pasojë me nje analize te te gjithe institucioneve ligjzbatuese ne Shqiperi. Do te pasojë me takime mes Ministrise se Brendshme dhe institucioneve tjera midis tyre per te analizuar cili eshte ky grup qyetaresh, qe ka arritur te kerkojë azilin dhe natyrisht do te vazhdoje nje fushate mediake senzibilizuese shume me dinamike ne ditet qe vijojne. Une besoj qe jo vetem qe nuk rrezikohet Shqiperia madje perkundrazi Shqiperia permendet si nje nga vendet qytetaret e se ciles e kane respektuar ne perpikmeri kete proces”, tha Nishani.

Numri nje i policise shqiptare ka marre pjese ne forumin e Ministrave te Brendshem te rajonit ne Oher, ku Maqedonia ka nenshkruar marreveshje per levizjen e qytetareve pa pasaporta me Serbine. Nishani ka paralajmeruar se nje marreveshje te ngjashme pritet se shpejti ta nenshkruaj edhe Shqiperia.

“Ne jemi te gatshem ka edhe nje shprehje interesi nga Mali Zi dhe Maqedonia dhe natyrisht Shqiperia i ploteson te gjitha kushtet sepse tashme Shqiperia ka leter njoftimet elektronike dhe biometrike. Jemi ne negociata e siper”, tha Nishani.

Nderkohe per levizjen e qytetareve pa pasaporta, kane biseduar edhe ministrat e Brendshem te Kosoves dhe Maqedonise. Ata bashkarisht jane pajtuar se nje marreveshje e tille mes ketyre dy vendeve mund te nenshkruhet vetem pasi qytetarët e Kosovës të pajisen me dokumente biometrike.  

Top Channel