Azotiku, shteti humbi miliona euro

04/10/2011 19:40

Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo.

Ndërsa furrat e metalurgjisë në Shqiperi e blejnë metalin, çelik i zakonshëm me çmim nga 37 deri në 40 lekë për kilogram, ankandi e shiti uzinën me 11,85 lekë për çelikun e zakonshëm.

Skrapi i kësaj uzine vlereëohej në 30 milionë euro, por shteti ka marrë më pak se një të katërtën e vlerës së saj reale. Uzina e re e uresë në Fier u shit për skrap, edhe pse kishte vetëm 6 muaj punë, me një vlerë prej 24.6 milionë lekësh në një akand ku një kompani në gare ofroi 57 milionë lekë më shumë.

Historia e shkatërrimit nis në 26 prill të ketij viti, kur Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço nxorri urdhërin për nxjerrjen jashtë përdorimit të uzinës 212.

Ankandi shpalli fitues kompaninë “Kurum”, e cila fitoi përballë rivalëve të tij, firmave “Cara shpk”, “Si. Frens and “KO” dhe shoqeria “Saccineli elite”.

Shoqëria Cara shpk bëri ankesë për shkak se ajo u s’kualifikua dhe Komisioni i Prokurimit Publik anulloi ankandin deri në shqyrtimin e saj.

Pavarësisht këtij vendimi, Agjencia e Prokurimit Publik bëri njoftimin e fituesit. Në 3 gusht, Komisioni Prokurimit Public dha shpjegime për rrëzimin e ofertës së shoqërise “Cara”, e cila ishte 57 milione lekë më shumë se fituesi.

Në vendimin e dhënë ëshëe thënë se kompania kishte probleme me dokumentat e makinerive prerëse dhe transportuese të skrapit. Ministria e Ekonomisë bën kontratën me kompaninë “Kurum” për shitjen e skrapit të uzines me një vlerë prej 24.6 milionë lekësh.

Në po të njëjtën date kur është nënshkruar kontrata, del edhe urdhëri për shkatërrimin e uzinës dhe kompania “Kurum” lidh kontratë me rivalen e saj në ankand, “Saccineli elite”, e cila merr përsipër shkatërrimin e uzinës me një çmim prej 5 lekësh për kilogram.

Vetë kompania me qendër në Durres, autorizon një prej aksionerëve te saj, Zotin Ardian Shtraza si drejtor i kantierit të uzinës së plehrave azotike dhe autorizohet zoti Leonard Koka si përfaqësues i kompanisë në marrëdhëniet me autoritetet.

Brenda pak javesh, dhjetëra kamionë të rëndë zhvendosën për në Elbasan të gjithë skrapin me një çmim prej 11.85 lekësh, kur “Metalurgjiku” e blen atë me minimumi 37 lekë nga operatorët e tjerë. Ndërkohë, metalet me vlerë si bakri u morrën me 609,6 lëkë dhe alumini me 147,8 lëkë.

Ish-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, vlerëson se Shqipëria ka sasi të mëdha metalesh për shkak te uzinave dhe fabrikave të dala jashtë funksionimit.

”Një llogari e thjeshtë e metaleve dhe skraprit që është në Shqipëri, të çon në përfundimin se këtu ka një materjal me vlerë mbi 100 milionë euro.

Kjo është një pasuri që ka nisur të vidhet dhe të rënohet dita ditës”, shprehet Prifti, i cili sugjeron një ndërhyrje nga ana e qeverisë, në mënyrë që të rriten të ardhurat në buxhetin e saj.

”Dëmi që po i ndodh shtetit është i jashtëzakonshëm. Për momentin, do të ishte i dobishëm një ligj, që të pezullojë përkohësisht tregëtinë e skrapit deri në vendosjen e rregullave të qarta të tregut.

Nevojitet një hetim për të zbuluar përmasat e vërteta të vjedhjes, në të njëjtën kohë që në Shqipëri, mjafton një pikë për shkrirjen e metaleve, ajo që ndodhet sot Elbasan, tek “Metalurgjiku””, përfundoi Prifti.

Top Channel