Aldo Bare, procesi në udhëkryq

04/10/2011 15:10

I ekstraduar në Shqiperi si rrallë ndonjë shtetas tjetër, me zinxhirë në
këmbë e duar, por edhe masa të tjera ekstreme sigurie, i akuzuari si
kreu i një organizate kriminale emri i Aldo Bares, me sa duket do te
vijoje të sfidojë drejtësinë.

Vendimi i Gjykates së Apelit të Krimeve të Renda sapo i ka hapur rrugen nje tjeter debati juridik per kete te pandehur, sic eshte ajo e afateve te paraburgimit dhe mungeses se gjyqtareve ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Sipas burimeve te sigurta, aktualisht Aldo Bare apo Alfred Shkurti qendron ne qeli vetem ne baze te nje vendimi te dhene vite me pare ndaj tij, ate te shpalljes fajtor per akuzen e falsifikimit te dokumentave, per te cilen eshte i denuar me 7 vjet heqje lirie. Nderkohe qe 12 akuzat e prokurorise per te cilat do te rigjykohen, ai nuk eshte fajtor, referuar kjo verdiktit te Apelit qe prishi burgun e perjetshem te Shkalles se Pare.

Por cfare do te ndodhe pas ketij vendimi sipas kendveshtrimit te kryetares se Gjykates per Krimet e Renda?

“Eshtë 30 ditë në baze të Kodit të Procedurës Penale afati, të cilin gjykata duhet të ruajë  për të ushtruar palët rekurs në Gjykatën e Lartë.Ky afat 30-ditor pengon Gjykatën që t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të kërkojë 5 gjyqtarë për të plotësuar trupën gjyqësore për vazhdimin e cështjes, nëse do të aplikohet gjykimi i vendosur në vendimin e së hënës. Pra kjo është një pengesë që as nuk pezullohen afatet e paraburgimit, por njëkohësisht e lënë pezull cështjen në favor të të pandehurit”, thotë Etleva Deda, kryetare e Gjykates se Krimeve te Renda.

Avokati mbrojtes i Aldo Bares deklaroi per Top Channel se pas ketij vendimi ai do t’i drejtohet Gjykates se Larte per te pushuar ceshtjen dhe per te kerkuar pafajesine. Por Aldo Bare ne fakt pergjate procesit ne ngarkim te tij i eshte drejtuar nepermjet avokatit te tij Vladimir Meci dy here gjykates per lirim per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit.

Kjo kerkese nuk eshte marre parasysh, pavaresisht se nuk deklarohet publikisht nese kjo karte do perdoret apo jo serish nga mbrojtja. Megjithate lidhur me afatet e paraburgimit ne gjykate eshte pretenduar se nga arrestimi i Bares ne Ankara ne vitin 2006 dhe derisa u soll ne Shqiperi ne 2009, koha e mbajtjes ne paraburgim kishte skaduar e per kete i pandehuri duhej te lirohej. Tashme drejtesia duhet te prese per shkak te procedurave, ose ceshtja do rrije pezull derisa te kaloje koha e rekursit dhe me tej te nise rishqyrtimi gjyqesor serish ne shkallen e pare.

Akuzat ndaj Aldo Bares

Vrasje me paramendim” te shtetasit Masar Aliu
“Vrasje me paramendim” te shtetasit Xhevat Demiri
“Vrasje me paramendim” te shtetasit Nimet Zenelit
“Vrasje me paramendim” te mbetur ne tentative te shtetasit Artur Daja
“Vrasje me paramendim”, te mbetur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu
“Mbajtje pa leje te armeve luftarake”
“Shkaterrim te prones me zjarr” te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu
“Krijim te Organizates kriminale”
“Kryerje te veprave penale nga organizata kriminale”

Top Channel