Shkodër, trenat grabiten cdo jave

03/10/2011 00:00

Në Shkodër, trenat grabiten nga grupe të organizuara, të cilat vendosin
barrikada mbi shinat e trenit, kërcenojnë makinistet dhe marrin mallrat
mbi vagona.

Kjo ka detyruar kompanite private qe blejne skrap ne Serbi te prishin kontratat me hekurudhen shqiptare per shkak se ne 8 muaj sasia e materialeve te vjedhur ka shkuar ne 540 mije dollare.

Te dielen treni eshte grabitur serish, pa hyre ne stacionin e Bajzes. Treni eshte ndalur nga barrikadat dhe grabitesit kane mundur te marrin një ton sheqer dhe me pas jane larguar per t’i shpetuar policise.

Ne nje kohe kur ne vagone nuk ka me skrap per te vjedhur, grabitesit  vazhdojne të sulmojne linjen hekurudhore duke vjedhur cfare mund te gjejne ne vagone, si p.sh thase me sheqer.

Grabitesit perdorin femije te mitur per t’i shpetuar ligjit, por faktet flasin se grabitjet e perjavshme ne kete zone jane te mireorganizuara nga grupe kriminale.

Top Channel