Rrëzohet dënimi për Aldo Baren

03/10/2011 00:00

Dënimi me burgim të perjetshëm për Alfred Shkurtin apo Aldo Baren i
shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, u prish nga
Gjykata e Apelit me argumentimin per shkelje te renda proceduriale.

Cka do te thote se shqyrtimi gjyqesor do te nisë nga fillimi per Aldo Baren ndaj te cilit rendojne 12 akuza, pese prej te cilave jane per vrasje. Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meci radhiti disa nga keto shkelje, ne nje kohe qe hodhi per here te pare publikisht pritshmerine e tij si mbrojtes, sic eshte marrja e pafajesise per klientin e tij.

“Nuk është cudi që ne të vazhdojmë të kërkojmë pafajësinë e Aldo Bares, është shumë e rëndësishme cështja e afateve proceduariale”, tha avokati Meci.

I gjykuar vecmas pjeses tjeter te te pandehurve te njohur si Banda e Lushnjes, dosja e Aldo Bares do te rikthehet nje tjeter trupe gjyqesore. Por nderkohe ajo qe dihet eshte se pikerisht ketu Gjykata e Krimeve te Renda do te kaloje serish nje nder ngercet e saj, per shkak te mungeses se gjyqtareve te konsumuar ne proceset ndaj dy grupeve te Bandes se Lushnjes.

Ne fakt edhe per gjykimin e Aldo Bares, Gjykata e Krimeve te Renda, i kerkoi ndihme Keshillit te Larte te Drejtesise, i cili mori borxh nga Dhoma Penale e Tiranes pese gjyqtare te kryesuar nga Fatmira Hajdari, duke i veshur perkohesisht me petkun e Gjykatesit te Krimeve te Renda.

Kryetarja e Gjykates se Krimeve te Renda, Etleva Deda u kontaktua ne telefon nga Top Channel menjehere pas dhenies se ketij vendimi dhe u pyet se si do procedohet per te gjetur nje trupe gjyqesore per Baren. Kryegjyqtarja deklaroi se eshte e vertete per Aldo Baren nuk ka trupe gjyqesore ne Krimet e Renda, dhe per kete do t’i drejtohen me shkrese serish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por kjo gje tha zonja Deda do te behet nje muaj pas ketij vendimi, pasi kaq eshte afati procedurial per rekurs ne gjykaten supreme.

Ne fakt Gjykata e Krimeve te Renda ka deklaruar mungese gjyqtaresh edhe per nje te pandehurin Alfred Beqiri, i gjykuar e i rikthyer disa here tek togat e zeza per akuzen e trafikut nderkombetar te narkotikeve ne tre episode, me i rendesishmi prej te cileve bllokimi i 500 kg marijuane ne Karaburun.

Top Channel