Rama: Dua përgjigje për paktin

03/10/2011 12:30

Lideri i opozites Edi Rama i ka bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit
Berisha të japë përgjigje zyrtare për paktin e ofruar nga socialistët,
si e vetmja rruge tha ai për t’i dhënë udhë Shqipërisë europiane.

“Do apo nuk do kjo qeveri te adresoje bashke me opoziten ne parlament, te gjitha kritikat dhe kerkesat e Bashkimit Evropian, do apo nuk do kjo shumice parlamentare te punoje me opoziten parlamentare per te rimekembur shtetin, reformuar drejtesine garantuar pavaresine e institucioneve me nje proces politik europian, te na e thone qarte perse nuk e duan kete pakt, nese nuk e duan; te na thone se cfare duan te rishohin ne kete pakt,nese duan te rishohin dicka”, tha Rama.

Gjate fjales se tij para grupit parlamentar Edi Rama theksoi edhe se socialistet dhe opozita ne terësi jane te gatshem te studiojne edhe nje kunderoferte te Partise Demokratike.

“Integrimi nuk eshte si vallja e shpatave qe mund te hidhet edhe tek-pull, duke bertitur, por eshte nje simfoni ku parlamenti duhet te funksionoje si orkester. Me daulle mengjes, dreke, darke te qeverise per arritjet historike nen udheheqjen legjendare te Saliut dhe me fyerjet e shumices parlamentare as trokitet ne deren e Bashkimit Evropian dhe as mund te pritet qe ajo dere te hapet menjehere”, theksoi Rama.

Ne mbledhje Rama ftoi serish Berishen per debat publik, por  refuzimi erdhi permes zedheneses se Partise Demokratike.

Persa i perket paktit te propozuar zoti Rama tha se PS do te organizoje tryeza te perbashketa me eksperte te fushes, per te adresuar me mire, sic tha ai, cdo problematike te mundshme, e nga krahu tjeter sipas tij gjithcka do te jete transparente perballe publikut.

Nderkohe per piken qe mbeshtetet ne kabllogramet e Wikileaks, lideri i opozites theksoi se eshte nje domosdoshmeri, qe shume akuza te renda te sqarohen nga Prokuroria dhe kjo nuk ka pse frikeson pushtetin, vijoi ai.

“Jemi shume te qarte. Kerkesa jone nuk ka lidhje me Ameriken apo me miqte e cmuar amerikane qe kane kontribuar dhe kontribuojne ne Shqiperi,ne mbeshtetje te popullit shqiptar. Pike! Kerkesa jone ka lidhje me domosdoshmerine qe publiku shqiptar te dije te verteten per gjithe ato tmerre qe lexoi dhe degjoi jave te tera, lidhur me perfaqesuesit e vet politike dhe personazhe kyce te shtetit te tij”, tha Rama.

Zoti Rama nuk la pa permendur edhe faktin se pas depozitimit te nismes per heqjen e TVSH-se per disa nga mallrat jetike dhe pergjysmimin e saj per artikujt e tjere ushqimore do te ndermerret inisiativa tjeter per heqjen e TVSH-se per energjine elektrike.
 

 

 

Top Channel