Kundër regjistrimit edhe në stadiume

02/10/2011 17:20

Kundërshtimi i procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka zbritur edhe në shkallët e stadiumeve të Superligës.

Tifozët e pranishëm në stadiumin e Laçit, ku vendasit pritën kampionët në fuqi, Skënderbeun, hodhën parrulla dhe hapën banderola kundër procesit të regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, proces ky i kundërshtuar fort edhe nga lëvizja Aleanca Kuq e Zi.

Tifozët bënë thirrje për refuzim të formularit ku kërkohet kombësia dhe besimi fetar.

Procesi i regjistrimit nisi më 1 tetor dhe do të zgjasë për 45 ditë, sipas INSTAT. Burime brenda INSTAT deklarojnë se procesi po vijon normalisht dhe se shqiptarët nuk po kundërshtojnë deklarimin e kombësisë dhe të fesë.

Top Channel