Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë

30/09/2011 00:00

Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e kromit ACR.

Sipas informacioneve nga korrespondentët, minatorët nënshkruajnë marrëveshjen, që parashikon edhe pagesën për 22 ditë nga leja e zakonshme dhe pagën e 13-të të vitit.

Sipas marrëveshjes me ACR, paga e minatorëve do të rritet me 20 përqind.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes u dha pasditen e së enjtes nga kompania ACR, sipas të cilës vec rritjes së pagës do të ketë përmirësim të kushteve dhe siguri për transparencë të investimeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialiste, Taf Koleci.

Top Channel