Biznesi: Të zgjidhet kriza politike

30/09/2011 00:00

Nje pjese e biznesit te grupuar rreth shoqates ‘Biznes Albania’ ka
adresuar kritika te teper te forta tek poltika shqiptare e cila eshte
zhytur ne krize. Luan Bregasi, presidenti i ‘Biznes Albania’ tha,se
klima e rënduar po rrënon sipërmarrësit dhe kerkon zgjidhje urgjente te
situates.

“Po te ishin marre vesh mes njëri-tjetrit klasa politike nuk do të kishte ndodhur 21 janari dhe për pasoje nuk do të kishim kostot e larta qe erdhen me pas per biznesin. Po te ishin marre vesh per Gjykaten Administrative nuk do të prisnim nga 3-4 vjet neper gjyqe pa zgjidhje. Po te ishin marre vesh do të ishte miratuar Ligji i Amnistisë Fiskale i plotë dhe i përgjysmuar”, tha Bregasi.

Zoti Bregasi njeh përmirësime në disa fusha por rreshtoi me një ton të drejtëpërdrejt hallet, që sipas tij, sot po i zënë frymën sipërmarrjes.

“Shumë punë jepen pa garë dhe emrat e kompanive që po fitojnë punët, gjithnjë e më shumë po zvogëlohen. Klientela rreth njerëzve të qeverisë është shtuar. Këto dhe shfaqje të tjera, si niveli i lartë i korrupsionit, kanë ulur konkurrueshmërinë në treg, kanë rritur vështirësinë për pjesëmarrjen në tendera. Duket sikur konkurrimi elektronik ka rritur transparencën në gara, por nga informacionet që kemi ne, rezulton se ato janë bërë ende më të vështira”, tha Bregasi.

Qeveria pretendon se Ligji i Prokurimeve Elektronike ka ulur korrupsioni, por biznesi mendon ndryshe. “Mund të themi se ky ligj sic është sot ka më shumë hapësira për korrupsion se sa i pari”, thotë Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndërtuesve.

‘Biznes Albania’ kishte te ftuar ne mbledhjen e bordit ambasadorin e OSBE-së, Eugen Wollfarth, i cili edhe ai u ndal tek mireqeverisja.

“Cka është më e rëndësishme ka të bëjë me zbatimin e Ligjeve dhe Standardeve duke përfshirë punën maksimale kundër korrupsionit dhe duke bërë proceset transparente. Tenderët publikë janë një shembull i rëndësishëm apo lejet e ndërtimit. Po kështu edhe konsesionet, pra është një listë e gjatë”, tha Wollfarth.

‘Biznes Albania’ ështe nje organizate qe grupon rreth vetes dhjetera shoqata te ndryshme biznesi nga te gjitha fushat e ekonomise.

Top Channel