Berisha: Rama, strategji bllokimesh

30/09/2011 00:00

Inaugurimi i rruges Gjinar -Elbasan, me një gjatesi 21 km dhe që
lehtëson lëvizjen për 15 mije banore te zones atje dhe ka impakt ne
zhvillimin e turizmit malor dhe agro-biznesit, ishte nje rast i mire per
kryeministrin Sali Berisha te bente dallimin mes tij dhe Edi Rames.

Nje dallim, qe sipas kryeministri Berisha matet me veprimet e te dyve ne interes ose jo te shqiptareve. Pasi u perqendrua gjate ne perpjekjet e qeverise per te permiresuar jetesen e shqiptareve nepermjet realizimit te projekteve te zhvillimit ne infrastrukturen rrugore, ne turizem dhe bujqesi, kryeministri Berisha tha se keto perpjekje te perbashketa me qytetaret jane vene perballe me alternativen e bllokimit te Edi Rames. Nje nga shembujt qe dha kryeministri Berisha ishte heqja e vizave, per te cilen ai tha se ka vetem nje arsye perse Edi Rama punoi kunder.

“E ka bërë sepse disfatat e tij personale do me cdo kusht t’i shndërrojë në nje të keqe për secilin prej jush. Vizat nuk ishin për Sali Berishën, sepse ai lëviz me pasaportë diplomatike. Vizat nuk ishin as për deputetët e PD-së, se edhe të PD dhe të PS lëvizin. Por vizat ishin për ju që robtoheshit për të marrë një vizë. Ju siguroj se qëndroj më i vendosur se kurrë  të bëj gjithçka për ju, për interesat tuaja. Sikundër garantoj të gjithë zgjedhësit, elektoratin e opozitës se kam patur dhe kam respektin më të palëkundur ndaj saj dhe asgjë s’do më lëkundë nga qëndrimi për të respektuar vendin dhe rolin e saj, por e vërteta është se rruga e zgjedhur është kryekëput rruga e bllokimit”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha mendon se Edi Rama ka zgjedhur rrugen e bllokimit edhe pas shpalljes se 10 kerkesave, pa pranimin e te cilave opozita nuk do te votoje asnje ligj me shumice te cilesuar. Sali Berisha serish permendi vetem 2 prej pikave, reformen zgjedhore, per te cilen u tregua i gatshem te zbatoje menjehere te gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe ndryshimin e rregullores se parlamentit. Per kete fundit, kryeministri Berisha tha se kerkesa e Edi Rames per ta kthyer ate sic ishte ne vitin 2005, eshte kerkese per t’u kthyer ne te shkuaren, pasi, sipas tij Edi Rama nuk do konsensusin, por bllokimin per arsyet e veta personale, kunder interesit te shqiptareve.

“Urdhëro të marrim rregulloren e parlamentit evropian dhe në qoftë se rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë edhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë evropiane, urdhëro ta ndryshojmë, por ai nuk i do këto. Këto i ka thjesht farsë. Njëlloj si në vjeshtën e vitit 2009. Ai i kërkon këto vetëm e vetëm që të shkojë drejt Kongresit dhe të marrë vendimet e tij, vendime të cilat do i japin në 2013 disfatën më të thellë që ka njohur në tërë historinë e vet. Nuk do reformë zgjedhore, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë, nuk do reformë të rregullores së parlamentit, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë. Njeriu që ka shndërruar bllokimin në parzmore të tij dhe kujton se nuk e sheh kush. Të gjithë e shohin”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha garantoi se ai dhe qeveria e tij do te vazhdoje te zbatoje ligjin dhe kushtetuten per cdo vendim te marre, si interesi me i mire per qytetaret shqiptare.

Top Channel