Zbatimi i kritereve të Integrimit

29/09/2011 00:00

Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë,
fondacioni ‘Soros’ ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi
ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër.

Ne studim nuk perfshihen dy prioritete qe lidhen me zgjedhjet, por megjithate vihet ne dukje se pika me e dobet e Shqiperise eshte moszbatimi i kriterit politik, ku eshte bere pak ose aspak progres krahasuar me nje vit me pare.

“Kjo për shkak kryesisht dhe thelbësisht të mosvlerësimit të përpjekjeve që kërkohen dhe janë të domosdoshme në ato fusha ku kërkohet dhe progresi varet nga konsensusi politik. Në krahasim me një vit më parë, ritmi i reformave është ngadalësuar. Nga 102 masat e planifikuara per t’u zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20% jane zbatuar, 76 % e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara, ndersa per 4% puna ende nuk ka filluar”, thotë Andi Dobrushi, përfaqësues i fondacionit.
 
Por ne punen per te monituar zbatimin e 12 prioriteteve per integrimin, fondacioni nuk duket se ka gjetur bashkepunim te plote me te gjithe zinxhirin e administrates, i cili ne shume raste ka injoruar kerkesat e tyre per pergjigje. Dhe kjo ndodh kur, progres raporti hartohet duke konsultuar sistematikisht shoqerine civile, sic tha perfaqesesi i Bashkimit Europian ne Tirane.  

“Për të përmbledhur një informacion cilësor për këtë raport, janë dërguar 50 kërkesa për informacion dhe takime në të gjithë njësitë e linjës dhe autoritetet përkatëse. Ne kemi marrë përgjigje në 48 përqind të këtyre rasteve dhe vetëm në 34 përqind të rasteve informacioni është i plotë. Në 20 përqind të rasteve nuk kemi patur asnjë përgjigje nga institucionet”, tha Dobrushi.

“Vendi duhet te mobilizoje te gjitha burimet e veta, ne menyre qe te beje progres drejt Bashkimit Europian. Dhe kjo do te thote mobilizim te burimeve te qeverise, opozites, medias, akademikeve, qytetareve dhe gjithashtu edhe te shoqerise civile. Sepse shoqeria civile ka rol te vecante ne sjelljen e ekspertizes dhe te perspektivave aleternative ne ceshtjet e reformave”, tha perfaqesesi i Bashkimit Europian, Clive Rumbold.

Pas publikimit te raportit te Komisionit Europian, me 12 tetor, fondacioni ‘Soros’ do te ndermare nje seri aktivitetesh per te diskutuar hapat e metejshem per te cuar perpara reformat.

Top Channel