Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste propozon që parlamenti të
zhvillojë një seancë të posacme ku të diskutohet dhe më pas miratohet
pakti i propozuar nga kryetari socialist Edi Rama.

Kryetari i grupit Gramoz Ruci në fjalën e tij në parlament, përsëriti 10 pikat e paktit duke theksuar se opozita kërkon zbatimin e standardeve.

Ndërkohë kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi shprehu qëndrimin se maxhoranca nuk ka ndërmend të votojë paketa të tilla, qe ai i quajti si ‘pseudokauza’ e kutisë, te cilen opozita, sipas tij, e përdori për të mos ardhur në parlament dhe pastaj për të mos votuar.

“Parlamenti nuk shqyrton, nuk shkruan letra të hapura dhe nuk vihet në lëvizje të tyre. Ky është një teatër absurd në formë, kohë dhe përmbajtje. Ne nuk mund të ndalim punën për shkak të letrave të hapura, por në parlament jemi të detyruar të ndjekim rregullat e tij”, tha Patozi.

Patozi theksoi se integrimi është detyrim i maxhorancës, ndaj me të nuk bëhet pazar, po kërkohet përfshirje dhe shumë punë.

Top Channel