Aksident në Gramsh, plagoset 10-vjecari

29/09/2011 00:00

Një aksident me pasoje plagosjen rëndë të një minoreni ka ndodhur në
qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme  në lagjen “
Sporti” , ku një motocikletë pa targa, me drejtues Armend Boja 25 vjec,
banues nga fshati Cerrunjë të Komunës Pishaj të Gramshit  ka përplasur
10 vjecarin me inicialet R.B. 

Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se i mituri është dërguar urgjentisht është dërguar urgjentisht për në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore të tij.

Ndërkaq polcia ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të motocikletes, i cili do t’i nënshtrohet pyetjeve intensive për zbardhjen e aksidentit dhe rrethanat në të cilët ndodhi ngjarja. Deri më tani nuk ka një version zyrtar të shkaqeve të aksidentit por grupi i ekspertizës po punon per zbardhjen e tyre.

Top Channel