Hetime për vrasjen e Arjan Selimit

27/09/2011 00:00

Pista kryesore e vrasjes së Arjan Selimit, i cili u ekzekutua rreth orës
19:30 minuta të së hënës, mbetet trafiku i narkotikëve.

Policia ka ngritur si dyshimin e saj kryesor faktin e vrasjes per shkak te konflikteve te mundshme qe shkaktohen ne kete trafik. Nisur nga dyshimet e saj ajo heton ne grupet rivale te tij, ose te personave te dyshuar qe mund te jene pjese e ketij trafiku. Burime nga grupi hetimor nuk saktesojne nese keto jane konflikte te vjetra per te cilat selimi edhe eshte ne proces gjyqesor nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges, apo jane te lindura gjate viteve të fundit.
 
Policia nuk ka mundur dot te nxjerre ndonje fjali më shume nga 20-vjecari i plagosur ne ngjarje, Klevis Kola, i cili eshtë mbrojtur me faktin se, nuk dalloi asnje nga dy vrasesit per shkak se kishte erresire. Klevis Kola pavaresisht, nga deklarimet e tij do te merret ne mbrojtje edhe pse policia dyshon se 20-vjecari di me shume nga ajo sa ka deklaruar. Per kete arsye ai do te rimeret ne pyetje ne nje kohe tjeter. Por ne baze te provave te cilat ka marre ne vendin e ngjarjes si edhe te elementev se si eshte kryer vrasja, policia eshte teper e bindur se vrasja nuk eshte kryer me pagese, por nga persona qe e njehinin arjan selimin dhe qe kishin konflikt me te.

Selimi u vra gjate nje prite, ku 2 persona te armatosur kane qelluar me arme zjarri te tipit kallashnikov ndaj tij duke e lene te vdekur ne vend, dhe duke plagosur 20 vjecarin klevis kola. Mbi selimin eshte kryer nje qitje me arme me shume se 30 here, gjashte prej te cilave e kane kapur ne koke dhe ne trup, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Rrugica qe te conte ne apartamentin e Selimit ka qene pothuajse e gjitha e zhytyr ne terr, dhe vrasesit perfitua edhe nga renia e nates, per t’u larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Arjan Selimi u ekzekutua mbremjen e se henes në Tiranë, në afërsi të apartamentit të tij të banimit pranë rrugës “Stavri Themeli”.

Dy persona, ende te paidentifikuar, kane qëlluar me breshëri automatiku ndaj Selimit dhe më pas mendohet se janë larguar me një makinë “Ford”, me ngjyrë të bardhë e xhama të zinj, pa targa. Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë edhe një adoleshent, banor i lagjes, ndërkohë që kanë shpëtuar mrekullisht fëmijët që luanin para pallatit.

Mbi Selimin është kryer një qitje me armë më shumë se 30 herë, gjashtë prej të cilave e kanë kapur në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Burimet policore shpjeguan se Selimi kishte dalë nga apartamenti dhe ishte afruar pranë makinës së tij “Land Rover”, kur dy persona i jane drejtuar me automatik në dorë. Duke i bërtitur një vajze në rrugë, atentatoret kane qëlluar me breshëri, pa ndërprerje ndaj Selimit, duke e lënë të vdekur në vend. Të gjithë banorët janë tmerruar dhe kanë vrapuar për t’u fshehur, ndërkohë që plumbat kanë kapur një adoleshent, i cili nxitonte për t’u fshehur. Gjithashtu, në sheshin para pallatit ndodheshin shumë fëmijë e familjarë, por fatmirësisht nuk janë plagosur, pavarësisht se plumbat kanë dëmtuar mjete dhe dyqane pranë vendit të ngjarjes.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të mundshëm të saj. Banorët e zonës rrëfejnë se shumicën e kohës e kalonte në lokalin përbri pallatit, ku vërehej që në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu banorët tregojnë se në apartamentin e tij bashkëjetonte me regjisoren Inis Gjoni, e cila nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi. Arjan Selimi, i njohur ndryshe edhe me emrin Armand Andoni, ra në pranga në sajë të operacionit të koduar “Kompas”, i zhvilluar më 23 qershor të vitit 2004 në Shqipëri, SHBA, Itali dhe Kosovë. Në atë kohë u arrestuan më shumë se 40 persona, por vetëm tetë prej tyre u akuzuan për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”. Drejtues i rrjetit u cilësua Selimi, i cili u dënua me 16 vjet heqje lirie. Selimi njihet edhe si partneri i shoë girl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila është shtatzënë disamuajshe. Ai është me origjinë nga Shkodra dhe njihej si një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Tiranë. Për një kohë të gjatë, ai ka jetuar në Amerikë.

 

 

 

Top Channel