Tre personat e arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për
trafikimin e 3 kilogramë e 430 gramë, substantë e dyshuar për heroinë u
akuzuan në fakt para Gjykatës së Krimeve të rënda për mbajtje,prodhim
dhe transportim të substancave kimike në bashkëpunim.

Shkak i ndryshimit te akuzes ishte perpilimi i ekspertizes se kryer ndaj sasise se bllokuar nga antidroga, e cila ne përfundim doli qe nuk ishte aspak heroine, por nje perzirje paracetamoli me kafetine.

Vete perfaqesuesi i organit te akuzes mesohet te kete thene ne masen e sigurise te zhvilluar me dyer te mbyllura se kjo ceshtje ne fakt, tashme nuk i perket Prokurorise se Krimeve te renda, por prokurorise se Tiranes.

Sapo ka dale nga seanca e mases se sigurise avokatja e shtetasit turk Vebi Alioglu,Vjollca Pustina, te cilit iu dha masa arrest me burg pa afat, shpjegoi cfare ndodhi ne kete proces.

“Prokurori i cështjes depozitoi pranë gjykatës dy aktet e ekspertimit kimik, të lëndës që është sekuestruar dhe rezultoi se nuk kishte qenë drogë, por kishte një sasi shumë e madhe paracetamol. Në këto kushte prokurori i kërkoi gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, arrest në burg për të arrestuarin që mbroja unë, për shtetasin turk Vebi Alioglu, pasi gjatë kontrollit në banesës, në aksionin që i ka bërë policia i ishte gjetur një sasi prej dy gramësh që pretendohet që është heroine, por unë besoj se edhe aty do të ketë përzierje paracetamoli”, tha Pustina.

Gjykata e Krimeve te Renda shperndau te marten ne mesdite, njoftimin per kete mase sigurie ku thuhet se gjykata ka vlerësuar te ligjshem arrestimin ne flagranve te Edmond Gerxhanit, Vebi Alioglu-t dhe të Abdulla kilit dhe per kete eshte caktuar masa e sigurimit personal arrest me burg. Por Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda, thote njoftimi zyrtar, eshte jo kompetente per shqyrtimin e metejshem te akteve te sjella nga prokuroria dhe per kete aktet i dergohen Gjykates se Tiranes.

Heroinë nga Turqia?

Gjatë nje operacioni të Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Tiranës dhe Korçës, si dhe Drejtorinë Rajonale Kufitare në Korçë, është bërë e munduar disa dite me pare kapja dhe arrestimi i tre shtetasve të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan Edmond Gërxhani, 38 vjeç, Abdullah Kili, 41 vjeç dhe turku Vehbi Alioglu, 37 vjeç, i cili banonte përkohësisht në vendin tonë. Sipas të dhënave hetimore, pak kohë më parë policia ka marrë informacion se Abdullah Kili, i dënuar më parë për shitje dhe mbajtje të lëndëve narkotike, ishte rikthyer në tregun e heroinës. Në këto kushte, agjentët e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë zbuluar se ai shoqërohej me turkun 37-vjeçar si dhe me tregtarin Gërxhani, i cili gjithashtu rezulton të jetë dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. Duke qenë se Gërxhani, i divorcuar, kishte regjistruar një biznes të rruga “Medar Shtylla”, në Tiranë, ai udhëtonte shpesh në Turqi. Kështu ka vepruar edhe herën e fundit, ku policia kishte dyshime të forta se kishte shkuar për të blerë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Operacioni për arrestimin e këtyre tre të dyshuarve është zhvilluar në qarqet Korçë dhe Tiranë.

 

Top Channel