Landfili i Bushatit bosh

26/09/2011 00:00

Ndonëse ka dy muaj që është inauguruar landfili i Bushatit nga
kryeministri Sali Berisha, një invesim ky prej 500 milonë lekësh i
qeverisë shqiptare, aty ende ka pasur asnje dite pune.

Shkak eshte bere nje perplasje mes Bashkise Shkoder dhe Komunes Bushat ku dy palet nuk bien dakord ne lidhje me taksen qe komuna Bushat i ka vendosur bashkise shkoder per tretjen e mbeturinave ne kete landfil.

Drejtuesit e Bashkise Shkoder shpehen se eshte nje situate ku duhet nderhyre Minisitria perkatese ose duhet krijuar ne suvencionim nga shteti, pasi bashkia nuk ka mundesi finaciare per te depozituar mbeturina ne kete impiant.

“Një përgjegjësi duhet të marrin administratat e dy ministrive që kanë detyrim, për të marrë një iniciativë ligjore që të zgjidhin përfundimisht edhe këto nevoja të bashkëpunimeve ndërkomunare. Këto janë kompromise që nuk arrihen në këto kushte, sepse cdo administratë duhet mbajë qëndrimet e veta”, tha nenkryetar i bashkise së Shkodrës.

Ndersa drejtuesit e komunes Bushat jashte kamereve shprehen se situata eshte ne nje faze qe po merr zgjidhje pozitive per te dy palet. Aktualisht mbeturinat e qytetit te Shkodes vazhdojne te grumbullohen ne lagjen periferike te qytetit prane Varrezave te Deshmoreve.

Top Channel