Bulqizë, dita e 7 e grevës së urisë

25/09/2011 12:05

Në ditën e 7 të grevës së urisë është përkeqësuar gjendja shëndetësore e minatorëve në Bulqizë.

Nga mbrëmja e djeshme, 4 prej minatorëve grevistë kanë shfaqur probleme serioze, si dhimbje koke dhe gjendje të fikti, por ata nuk kanë pranuar që të kurohen në spitalin e Bulqizës.
 
Ata deklarojnë se nuk do të ndalojnë grevën e dytë të urisë pa zgjidhur problemin me kompaninë.
 
Organizatorët e grevës paralajmërojnë të tjera hapa ditën e hënë nëse nuk ka një përgjigje nga kompania austriake ACR.

Përveç mosdërgimit të fëmijëve në shkollë, minatorët thonë se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale nëse zgjidhja do të vonojë.

Top Channel