Specialistët, apel fermerëve

24/09/2011 00:00

Në prag të sezonit të mbjelljeve, specialistët e bujqësisë lëshojnë
alarmin se shumë fermerë gabojnë në përzgjedhjen e farnave. Liri Miho,
specialiste në sektorin e teknologjive thotë se numri po vjen në rritje
dhe dëmet në prodhimin bujqësor janë të konsiderueshme. 

Specialistët thonë se ne shume raste ka ndodhur që në kulturat e dyta të mbjelljeve të kryhen mbjellje të gabuara, sic është rasti me kulturën e brokolit, ku për shkak të farnave të papërshtatshme një pjesë e madhe e mbjelljeve të shkojnë dëm duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët.

Lushnjë, dyfishohen eksportet bujqësore

22 mije ton perime dhe fruta rezultojne të jenë eksportuar këtë vit nga fermeret e Lushnjës. Kjo sasi eshte dyfishi eksporteve te nje viti me pare.

Sipas drejtuesve te bujqësise në Lushnjë, prodhimet e fermerëve të zonës fushore kanë shkuar kryesisht në Kosovë, por edhe në Serbi, Maqedoni si dhe shume vende të Europës Lindore dhe asaj Perëndimore.

Prodhimet me te pelqyera per eksport kane qene perimet qe zene pjesen me te madhe te kesaj sasie, zonat qe kane eksportuar me shume jane Divjaka, Kemishtaj, Krutje, Ballagat dhe Terbuf.Per here te pare kete vit fermeret kane arritur te lidhin kontrata per eksportet perimore me vendet si Rusi, Hungari, Lituani, Poloni, Zvicer dhe Greqi. Shtimi eksporteve ka rritur interesin per ndertimin e serave. Nderkohe kete vit sipas drejtuesve t e bujqesise per here te pare ka nisur edhe eksporti frutave i cili ende vazhdon.
 

Top Channel