Shtohet numri i personave të helmuar në dasmën e Divjakës. Veç 30 të sëmurëve që shfaqën simptoma në Berat, 13 të tjerë janë nga fshati Bicukas dhe 6 prej tyre gjenden të shtruar ne spitalin e Lushnjes.

Që ditën e hënë të 30 të sëmurët nga Berati iu drejtuan spitalit, ndërsa të prekurit në Lushnje preferuan të mernin serum nga infermieri i fshatit i cili nuk ka njoftuar institucionet e mjekësisë në Lushnje për rastin duke e mbajtur të fshehtë.

Të infektuarit janë ende në spital duke marrë mjekim.

Dyshimet janë për salmonelë në mishin e përdorur në dasmën e disa ditëve më parë, por ende priten analizat.

Top Channel