Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve

24/09/2011 00:00

Është rënduar gjendja shëndetësore e disa prej minatorëve grevistë gjatë orëve të natës.

Sipas informacioneve të fundit, dy prej tyre kanë shfaqur probleme me zemrën dhe simptoma të ftohjes.

Dy minatorët Sali Aliu dhe Xhemal Meta, të moshës 50-vjecare, janë këshilluar nga mjekët që i kanë vizituar që të braktisin grevën.

Drejtori i spitalit te Bulqizes Fatos Hoxha u shpreh per Top Channel se dy minatorw duhet te lene greven pasi njeri ka shenja te renda bronkopneumonie dhe tjetri probleme zemre.

Por minatoret greviste thone se jane te vendosur për ta vazhduar grevën deri në ne realizimin e kerkesave. Edhe në ditën e gjashte, qindra minatorë dhe familjare te tyre janë grumbulluar para godinës së ACR-së, në mbështetje të shokëve të tyre të ngujuar në grevë urie. Por zgjatja e protestave të minatorëve, të cilët kanë ndërprerë punën në minierë prej gati tre muajsh, e ka rënduar gjendjen financiare të familjeve të tyre.

Një gjë e tillë ka sosur durimin e minatorëve, pasi prej tre muajsh ata nuk marrin pagat.  ‘Marrja e bukës dhe ushqimeve me lista në dyqanet e qytetit, nuk mund të vazhdojë më gjatë’, shprehen minatoret. Ndersa femijet e tyre thone se jane duke shkuar ne shkolle pa mjetet mesimore, ose me libra te vjeter qe ua falin te tjertet. 

Presidenti i konfederates Kol Nikolla shprehet se kjo eshte nje greve e ligjshme dhe se kjo greve do te vazhdoje deri atehere kur kerkesat e minatoreve te zgjidhen.

Përfaqësues nga opozita e bashkuar udhëtuan ne mesjave drejt Bulqizës për të parë nga afër gjendjen e minatorëve grevistë.

Ata shprehën shqetësimin për gjendjen e tyre, si dhe akuzuan ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, se po tenton t’i kthejë ata në skllevër.

Greva e dytë e urise nisi në fillim të kësaj jave e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Keshilli drejtues i se Minatoreve vendosi nisjen e greves se dyte te urise te minatoreve pasi ata nuk moren pergjigjie pozitive per kerkesat e tyre.

Mes sindikatave dhe kompanise u zhvilluan bisedime dhe palet rane dakort disa dite me pare per te gjitha pikat e nje marreveshje pervec kerkeses ultimative te grevisteve per te shkarkuar drejtorin e ndermarrjes. per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa perfaqesuesit e ‘Decometal’ diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
 
Ndërkohë drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu, të cilin minatorët nuk e duan më në këtë detyrë, deklaroi në emisionin “Shqip”, në Top Channel, se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.

Ai e ka konsideruar kërkesën e minatorëve për largimin e tij, si të turpshme dhe fyese.

“Greva është e pamotivuar pasi minatorët kanë një kontratë kolektive me sindikatën. Megjithatë ACR i mori në konsideratë kërkesat e minatorëve, por fatkeqësisht pala tjetër vazhdoi të luante duke nxjerrë kërkesë pas kërkese”, tha Zogu në emision.

Top Channel