Procesi ndaj Yzeirit, paraqiten provat kundër paditësit

21/09/2011 00:00

Ka vijuar në Gjykaten Civile të Tiranës procesi ndaj gazetarit të njohur
investigativ Ilir Yzeiri. Gazetari Yzeiri është i paditur në këtë
proces gjyqësor nga fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe pala
paditese i kërkon shumën e 100 milionë lekëve për shkaktim dëmi moral.

Ne seancen e radhes gazetari paraqiti para gjykateses Elbana Lluri provat mbi te cilat ai ishte bazuar per te trajtuar ne emisionin “Hapur” çështjen e mosmbajtjes, sipas tij, të amanetit të Nënë Terezës. Mes tyre deklarata te dhene ne mediat e shkruar per ndertimin e nje spitali nderkohe qe me pas aty u ndertua nje universitet.

Gjithashtu me depozitoi edhe nje deklarate te nje shtetaseje, e cila vinte ne dijeni gazetarin se trualli ku do te ngrihej objekti ishte prone e saj. Ne fund gazetari i dorezoi gjyqtares nje DVD ne te cilen paraqitet nje koncert i kengetares Ana Oxa, koncert i bere per mbledhje fondesh per ndertimin e spitalit.

Duke qene se gazetari Yzeiri nuk e kishte transkriptuar pjesen e koncertit ku permendet spitali, gjykata i la detyre gazetarit ta transkriptoje me perkthyes te licensuar ne menyre qe te pranohet si prove. Gazetari Yzeiri ka zgjedhur te perfaqesohet vete ne procesin ndaj tij dhe jo me avokat, nderkohe qe ne cdo seance gjyqesore jane te pranishem perkrah tij edhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa dhe analisti Andrea Stefani.

Top Channel