Bulqizë, minatorët vijojnë grevën

21/09/2011 00:00

Ka hyrë në ditën e dyte greva e urisë të 10 minatorëve te Bulqizës. Kjo
eshte greva e dytë e urisë që minatorët organizojnë këtë herë në një
lokal në hyrje të minierës së kromit në Bulqizë.

Sindikata i kerkoi kompanise plotesimin e te gjitha kerkesave te tyre dhe ne perfundim te afatit minatoret tentuan te hyjne ne ambientet e minieres per te vijuar protesten e tyre por u ndaluan nga policia.

Nderkohe jashte godines minatoret e tjere kane protestuar te marten ne mbeshtetje te kolegeve te tyre. Protesta e minatoreve po zgjat prej dy muajsh duke nderprere punen ne galerite e minieres se kompanise koncesionare ACR.

Greva e dytë e urise nisi te henen ne mengjes e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Keshilli drejtues i se Minatoreve vendosi nisjen e greves se dyte te urise te minatoreve pasi ata nuk moren pergjigjie pozitive per kerkesat e tyre.

Drejtuesi i Sindikates se minieres ka shpjeguar arsyet se perse minatoret jane ngujuar para hyrjes se administrates se minieres. Mes sindikatave dhe kompanise u zhvilluan bisedime dhe palet rane dakort disa dite me pare per te gjitha pikat e nje marreveshje pervec kerkeses ultimative te grevisteve per te shkarkuar drejtorin e ndermarrjes.

Bulqizë, sindikatat kundër Nacos

Drejtuesit e sindikates akuzuan ashper ministrin e Ekonomise Nasip
Naco dhe thanë se Ministria qe ai drejton tashme eshte vertetuar qarte
se i kane duart e lidhura nga tangjentet financiare dhe flirtimi me ACR.

Sindikalistet thone se ministri, ne vend qe te kerkoje zbatimin e
ligjshmerise te kontrates koncensionare per te kryer investimet ne
miniere dhe per te hapur prespektiven e ketij vendburimi, perpiqet te
shantazhoje dhe t’i beje presion sindikalisteve me kercenime gjyqesore
te cilat jo vetem se nuk kane legjimitet juridik, por jane nje farse e
turpshme te nje Ministri te papergjegjshem, i cili cdo dite po merr jete
njerezish te pafajshem nga veprimet dhe mosveprimet e tij per te
mbyllur galerite dhe minierat e braktisura per te cilat qeveria
shqiptare ka paguar me dhjetra here per t’i mbyllur, si ne Kukes,
Tropoje, Baterr, Bulqize, Librazhd, Pogradec.

Prej me shume
se dy muajsh minatoret po protestojne per kerkesa ekonomike. Por edhe
pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk
eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa
perfaqesuesit e ‘Decometal’ diskutuan me sindikatat dhe arriten nje
mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi
per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te
pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen
kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.

Top Channel