Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu

20/09/2011 00:00

Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë.

Këta të dënuar për të realizuar planin e tyre të arratisjes kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës së tyre, kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë dalë nga qelia ku qëndronin. Ata janë pikasur nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.

Personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe këta të dënuar janë izoluar dhe veçuar në dhoma të veçanta.

Te burgosurit qe tentuan arratisjen jane Altin Tahir Kodra, i datelindjes 1975 banues ne Shkoder, i denuar me 22 vjet heqje lirie. Gëzim Gjergj Guri, i datelindjes 1977, lindur e banues në Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm. Fran Pal Marashi, i datelindjes 1978, lindur e banues ne Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm, Prel Mark Vucaj, i ditelindjes 1972, lindur e banues ne Shkodër, dënuar me burgim të përjetshëm.

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka njoftuar prokurorine e cila ka nisur hetimet. Mengjesin e sotem ne ambjentet e burgut eksperte te policise dhe prokurorise kane bere ekspertizen e vendit te ngjarjes. Nderkohe po hetonet edhe per menyren se si kane hyre ne ambientet e burgut mjetet qe sherbenin per te hapur muret dhe per te prere hekurat.

Top Channel