Bashkia: Tregtarët të lirojnë trotuaret

19/09/2011 18:40

Bashkia e Tiranës u kërkon të gjithë tregtarëve ambulante, pronarëve të lokaleve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuare, të lirojnë këto ambiente deri më datën 1 tetor të këtij viti.

Pothuajse në të gjitha rrugët e kryeqytetit gjen nëpër trotuare tavolina të lokaleve të cilat pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Ndaj, duke kërkuar mirëkuptimin e pronarëve të këtyre subjekteve, nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, bashkia paralajmëron se:

“Në rast se deri më datë 1 tetor nuk i kanë liruar vetë këto haëpsira, atëherë do të ndërhyjë policia bashkiake duke mos toleruar askënd që ka shkelur ligjin në këtë mënyrë”.

Hiqet parkingu tek ‘Tajvani’

Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun ‘Rinia’ per te liruar ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga lokalet.

Madje, drejtori i policise bashkiake ka debatuar me menaxheret e kompleksit ‘Tajvan’ qe gjendet ne zonen e parkut.

Drejtori i Policise bashkiake tha se do te lirohen te gjitha hapesirate e zena ne menyre te paligjshme.

Drejtues te policise bashkiake deklaruan se do te verifikohet nese kompleksi eshte brenda kushteve te parashikuara ne projekt apo ka ndertime jashte tij.

Top Channel