Fier, arrestime për kontrabandë nafte

18/09/2011 19:45

Gjykata e Fierit vendosi masën e arrestit me burg për tre persona dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë, nën akuzën e mashtrimit, vjedhjes dhe falsifiimit të dokumentave zyrtare.

Operacioni i Drejtorisë Kundër Krimit Financiar dhe Task Forcës përfundoi me arrestimin e një inspektori të Portit të Durrësit, tre shoferëve të një firme private të tregtimit të karburanteve si dhe një ekonomisti të saj.

Të pesë personat duke krijuar një shoqëri tregtare me objekt tregtimin me shumicë të karburanteve, kishin fshehur aktivitetin real të transportit të naftës bruto përmes dokumenteve të falsifikuara, duke shkaktuar një evazion në një vlerë të konsiderueshme.

Ata blinin naftë bruto nga shoqëria “Stream Oil Gas”, por nuk e dërgonin atë për ta përpunuar sipas rregullave të përcaktuara.

Top Channel