Rindërtohet rruga e Divjakës

16/09/2011 16:25

Rruga e re me gjatësi 24 kilometra nga vendi i quajtur ‘Pushimi i
shoferit’ deri në Divjakë ka hapur për banorët e kësaj zone në Lushnje
disa mundësi të reja për zhvillim.

Kryeministri Sali Berisha i cili mori pjese ne inaugurimin e kesaj rruge, qe i sherben rreth 50 mije banoreve, e vuri theksin tek zhvillimi i bujqesise dhe i turizmit, pasi rruga e afron bregdetin e divjakes, i shtrire ne dhjetera kilometra gjatesi, por ende i pazhvilluar.

“Ju takon ju dhe kryetarëve të komunave të tjera që të bëni me shpejtësi masterplanin për zhvillimin e turizmit, në mënyrë që çdo gjë këtu të zhvillohet sipas një planimetrie, sipas një urbanistike më njerëzore të mundshme. Potencialet këtu janë të mëdha dhe të gjithanshme. Ndaj le të shfrytëzojmë ne çdo pëllëmbë tokë. Ju garantoj se ky vend është shumë i pasur, ka pasuri të jashtëzakonshme, por edhe toka e tij pjellore ka pasuritë më të mëdha këtë tokë që kemi le ta shfrytëzojmë pëllëmbë për pëllëmbë për të mirën e çdo familje shqiptare. Ne do të bëjmë përpjekje të mëdha që investimet e huaja të dy dhe trefishohen, të shndërrohen në rroga, të shndërrohen në punësim, të shndërrohen në pasuri për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Top Channel