Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes

16/09/2011 08:25

Në minutat e para të së premtes, policia e Shkodrës arrestoi dy persona,
21-vjecarin Fatos Qerim Lushaj dhe Myslim Dyl Velaj, 50 vjec banues te
fshatit Qafe Grude te komunes Shkrel në Maqesinë e Madhe si të akuzuarit
kryesore për vrasjen e shtetasit Sueljman Zog Velaj 77 vjec nga i
njejti fshat.

Vrasja sipas policise ka ndodhur per motive te dobëta dhe viktima eshte qelluar me arme gjahu. Te dhenat flasin se mes viktimes dhe dy autoreve ka patur nje konflikt per ceshtje pronesie.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, nga shërbimet policore, në banesat e autorëve të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë gjahu cifte, pa leje, 2 armë zjarri automatik, model 56 si dhe municion.

Në ngjarjet e tjera të kronikës përmendim vrasjen pak ditë më parë një gruaje nga bashkëshorti i saj për motive xhelozie. Burri e masakroi me thikë bashkëshorten e tij.

I njëjti skenar është regjistruar në Bulqizë ku një 76-vjecar vrau me thikë në Bulqizë bashkëshorten e tij 70-vjecare. Policia shkoi në kohë dhe parandaloi vetëvrasjen e të moshuarit, i cili aktualisht ndodhet në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Ndërsa në Shkodër një person 22 vjec qëlloi me armë zjarri gruan e tij të mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç.

Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit në ambientet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti. Gjendja e rëndë ekonomike duket se është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.

Krimi brenda familjes ka prekur edhe një cift shqiptar që jetonte në Itali. Pak ditë më parë Pjerin Pjetri, 44 vjeç, ka mbytur me jastëk gruan Lindita, 37 vjeç, dhe pastaj është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza, në vilën e një menaxheri të Mediaset në Itali, ku çifti punonte.

Shkak mendohet të ketë qenë kërkimi i divorcit nga ana e gruas. Viktimat kanë lënë jetimë dy fëmijë, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç.

Top Channel