Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja

16/09/2011 21:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku një vjazë 22-vjecare është dhunuar brenda banesës së saj.

Sipas informacioneve të fundit, policia lokale është njoftuar për ngjarjen nga vetë e dhunuara, e cila në momentin e agresionit ndodhej vetëm.

Bazuar në rrëfimin e 22-vjecares, policia e Korcës bën të ditur se vajza ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte me prindërit.

Të njëjtat burime shtojnë se agjentë të sektorit të anti-krimit po zhvillojnë hetime për të identifikuar autorin, duke kërkuar dëshmitarë të mundshëm që mund të kenë parë agresorin teksa hynte në shtëpi.

Top Channel