Korcë, në pranga, abuzoi me mbesat

15/09/2011 10:15

Një grua në Korcë akuzon kunatin se ka abuzuar me dy vajzat e saj të mitura, 4 dhe 6 vjec.

Pas denoncimit të Juliana Zëmblakut për vellanë e të shoqit, shoqërohet në polici xhaxhai i vajzave Mikel Zëmblaku.

Nëna e vajzave tregon me detaje si e ka zbuluar këtë veprim dhe ka denoncuar rastin në polici pasi nuk ka gjetur mbështetjen e bashkëshortit apo familjarëve.

Pas denoncimit , vajzat i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore nga e cila ka rezultuar se ato nuk janë dhunuar seksualisht, ndërsa nga vetë rrëfimet e tyre të bëra në prezencën e psikologes është reflektuar fakti se ato janë ngacmuar nga 30-vjecari Mikel Zëmblaku. Ky i fundit pas denoncimit vijon të jetë i shoqëruar në komisariatin e Korcës.

Babai tutor në gjyq

Nisi te merkuren në gjykatën e Korcës procesi gjyqësor për babanë tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene për vite me radhë.

Ne kete seance te pare gjykimi ka perfshire edhe 4 persona te tjere te cilet ne vitin 2004 kane kryer marredhenie me te miturat perkatesisht 8 dhe 10 vjec kundrejt pageses.

Gjykimi per 51-vjecarin Pellumb Mollaj ka nisur mbi bazen e akuzes se ngritur nga prokuroria per shfrytezim prostitucioni te dy te miturave. Seanca e pare gjyqesore per kete ceshtje eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per shkak sensibilitetit te ceshtjes.

Kane qene vete vajzat ato te cilat ne vitin 2011 permes nje organizate kane kerkuar ndihme per denoncimin e babait te tyre tutor. Gjate ketij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjecare kane identifikuar edhe personat me te cilet kane kryer marredhenie seksuale te detyruara nga vete babai i tyre : Skender Korrollari, aktualisht 35 vjec, Andon Nameti 76 vjec, Ndoni Koçi, aktualisht 86 vjec, Nevrus Kollanji 81 vjec.
 
Mungesa e avokateve per 4 prej te pandehurve perfshire ketu edhe vete babanë tutor, ka bere qe te kerkohet shtyrja e seances gjyqesore deri ne caktimin e mbrojtesve nga ana e Dhomes se Avokateve per te akuzuarit .
 

Top Channel