Bien dërgesat e emigrantëve

15/09/2011 00:00

Kriza që po përjetojnë dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, vazhdon të godasë ekonominë shqiptare.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisnë tregojnë se dërgesat e emigrantëve, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre vijnë nga këto dy vende, u ulën në gjashtëmujorin e parë të vitit me 13.7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas bankës, në gjashtë muajt e parë të vitit, dërgesat totale të emigrantëve ishin 342 milionë Euro ose 47 milionë Euro më pak se sa gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Kjo është një nga uljet më të forta të dërgesave në terma vjetore, gati e njëtë më atë të vitit 2009, kur kriza ishte në kulmin e saj. Dërgesat e emigrantëve po ulen me ritme dyshifrore nga viti në vit. Për periudhën Janar-Qershor të këtij viti, emigrantët shqiptarë dërguan në atdhe 149 milionë Euro më pak se sa e njëjta periudhë e vitit 2007.

Ekspertët thonë se gjasat janë që dërgesat të vazhdojnë trendin në rënie. Ekepsrtët vërejnë se shkak i rënies ëë vazhduesve të remitancave është edhe integrimi i emigrantëve në vendet ku punojnë të cilat nga punëtorë që ushqenin familjet në Shqipëri u shndërruan në qytetarëve të vendeve të tjera.

Megjithatë, problemet e rënda të ekonomisë greke, e cila po vuan papunësi të lartë dhe në rritje si dhe paqartësitë e Italisë po tkurrin kapitalet financiare që ushqejnë ekonominë shqiptare. Ekonomistët druhen se vec dërgesave mund të preken edhe flukset e investimeve të huaja direkte që historikisht kanë patur si burim kryesor pikëkrisht kompanitë greke dhe ato italianë. Në gjashtë muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin 302 milionë euro me një rënie prej 7.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Top Channel