Korcë, nis procesi për babanë tutor

14/09/2011 12:00

Nis në gjykatën e Korcës procesi gjyqësor për babanë tutor, i cili ka
detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij
minorene për vite me radhë.

Ne kete seance te pare gjykimi ka perfshire edhe 4 persona te tjere te cilet ne vitin 2004 kane kryer marredhenie me te miturat perkatesisht 8 dhe 10 vjec kundrejt pageses.

Gjykimi per 51-vjecarin Pellumb Mollaj ka nisur mbi bazen e akuzes se ngritur nga prokuroria per shfrytezim prostitucioni te dy te miturave. Seanca e pare gjyqesore per kete ceshtje eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per shkak sensibilitetit te ceshtjes.

Kane qene vete vajzat ato te cilat ne vitin 2011 permes nje organizate kane kerkuar ndihme per denoncimin e babait te tyre tutor. Gjate ketij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjecare kane identifikuar edhe personat me te cilet kane kryer marredhenie seksuale te detyruara nga vete babai i tyre : Skender Korrollari, aktualisht 35 vjec, Andon Nameti 76 vjec, Ndoni Koçi, aktualisht 86 vjec, Nevrus Kollanji 81 vjec.
 
Mungesa e avokateve per 4 prej te pandehurve perfshire ketu edhe vete babanë tutor, ka bere qe te kerkohet shtyrja e seances gjyqesore deri ne caktimin e mbrojtesve nga ana e Dhomes se Avokateve per te akuzuarit .
 

Top Channel