ISKSH rrit pagat për personelin mjekësor

14/09/2011 12:45

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor rrit pagat për personelin
mjekësor në të gjithë vendin. Kështu më konkretisht në Qendrën
Spitalore Universitare të Tiranës dhe në maternitetet në Tiranë rritja e
pagës për mjekët është nga 10 deri në 15 përqind, ndërsa në rrethe 5
përqind.

“Efektet financiare mujore arrijnë në rreth 25 milionë lekë. Nga kjo rritje page përfitojnë 11.888 punonjës të spitaleve në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e ISKSH-së.

Rritja e pagave nis prej 15 korrikut dhe efektet financiare mbulohen nga Instituti.

Top Channel