Shembet miniera e Kalimashit, 2 të vdekur

13/09/2011 18:45

Një tjetër tragjedi është shënuar në miniera. Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë nga shembja e një pjese të minierës së Kalimashit në Kukës.

Tre personat kishin shkuar në minierë për të nxjerë krom privatisht, por shembja e galerisë së braktisur i ka zënë ata brenda.

Sipas policisë, dy personat që kanë humbur jetën janë  Xhezair Sulmata 33-vjec dhe Besim Halili 55-vjec. Ndërkohë personi i tretë i plagosur është 23 vjecari Albert Sulmata, i cili ka humbur njërën kembe nga aksidenti.

Sipas korespondentit tonë në Kukës, në këtë zonë ka shumë galeri miniere të braktisura për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin për të nxjerrë krom dhe specialistët kanë kërkuar mbylljen e tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet që sollën këtë aksident që i mori jetën 2 personave, ndërsa i treti u plagos.

Top Channel