Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur

11/09/2011 09:30

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në minierën e Katielit, në Prrenjas.

29-vjeçari Dashamir Logjini ka vdekur, ndërsa 18-vjeçari Edison Miftari është plagosur rëndë pasi kishin hyrë në minierë rreth mesnatës për të marrë krom.

Policia bëri të ditur se Logjini e Miftari ranë në një pus.

Edison Miftari është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë me plagë të rënda.

Top Channel