Vrasja e gjyqtarit, reagon Kushtetuesja

10/09/2011 17:20

Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Gjykata ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka kërkuar zbardhjen sa më parë të krimit.

“Të vihen para përgjegjësisë autorët e krimit të paprecedent në historinë e gjyqësorit shqiptar”, thuhet në reagim.

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrarë të premten nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Top Channel