Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit

10/09/2011 15:35

Një dite pas atentatit të tmerrshëm në bulevardin kryesor të Vlorës, që i
mori jetën gjykatësit Skerdilajd Konomi, grupi hetimor i kryesuar nga
prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e
gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces.

Hetuesit dhe policia e Vlores kane marre ne pyetje dhjetra deshmitare okulare qe ishin te pranishem ne bulevardin kryesor te qytetit ne castet kur ndodhi shperthimi i mjetit me te cilin po udhetonte gjykatesi Konomi. Burime policore dhe të aferm te Konomit thane se jane marre gjithashtu ne pyetje edhe persona te njohur te tij, per te hedhur drite mbi ndonje konflikt te mundshem per te cilin gjykatesi mund ta kishte rrefyer, por nuk dihet ende nese mbi keto deshmi mund te jene marre te dhena te nevojshme per hetimet. Ajo qe konfirmohet eshte se hetimet kane nisur per pisten per vrasje per shkak te detyres, pavaresisht se per dyshimet e egzekutimit per shkak te detyres nuk ka ende te dhena konkrete, te pakten publikisht. Por hetimet duket se do te shtrihen edhe ne pista te tjera.

Mediat e shkruara publikuan te shtunen dokumente qe tregonin se familja e gjyqtarit Konomi kishte fituar nje proces civil ne Gjykaten e Larte per trashegimine e nje siperfaqeje te konsiderueshme toke qe ndodhet ne bregdetin e Durresit, mes Gjirit te Lalesit dhe Spillese. Behet fjale per nje siperfaqe prej rreth 150 hektare toke, ne nje prej zonave me te lakmuara ne bregdetin shqiptar. Procesi gjyqesor ka patur si pale familjen Konomi dhe Agjensise së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila ia kishte kthyer dikujt tjeter kete prone. Vendimi, sipas medias eshte shpallur ne Maj te ketij viti por ende nuk eshte zbardhur nga Gjykata Supreme. Ne  lidhje me keto te dhena, pjesetare te grupit hetimor pohuan per Top Channel se i kane keto informacione, por nuk konfirmuan zyrtarisht se po punohet edhe mbi kete piste.

Burime te sigurta nga Dhoma Civile e Gjykates se Vlores thane per Top Channel se gjyqtari kishte tete ceshtje gjyqesore ne shqyrtim, prej te cilave nje gjyq per deshmi trashegimie dhe te tjerat urdhera ekzekutimi te bankave dhe te faturave te pashlyera te CEZ.

Dy dite me pare, mesohet se makines se gjykatesit Konomi i kishin çare gomat dhe ai kishte marre makinen tjeter te familjes, ne te cilet ishte vendosur me pare eksplozivi. Ajo qe dihet deri tani eshte se shperthimi ka qene i telekomanduar dhe vrasesit kane pritur qe ai te dale ne bulevard per te kryer ekzekutimin publik te te gjykatesit, nje metode kjo e mafias italiane te viteve ’80, e cila nuk zynonte thjeshte eliminimin fizik te nje personi, por mbjelljen e terrorit publik permes vrasjeve te tilla makabre.

Halimi: Dëshmitarë dhe prova

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka vizituar familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën në një atentat me eksploziv sot në qytetin e Vlorës.

Duke
folur për mediat pas vizitës, Halimi ka deklaruar se është takuar me
grupin hetimor, i cili sipas tij po punon me intensitet dhe është në
rrugën e duhur.

“Konstatova se grupi hetimor po punon në mënyrë
të shkëlqyer, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të së drejtës,
policisë kriminale dhe Krimeve të Rënda. Mora garancinë se hetimi do
jetë i shpejtë dhe efikas dhe se përgjegjësit do të bien në prangat e
ligjit”, ka deklaruar Halimi.

“Ajo që është e rëndësishme është
se nuk është një krim i përsosur, se ka prova, ka dëshmitarë që po
flasin dhe autorët do të dalin para ligjit”, ka nënvizuar ai.

Ministri
i Drejtësisë ka shtuar më tej se ka garantuar familjarët e gjyqtarit
për vënien e drejtësisë në vend, si dhe u ka ofruar hetuesve mbështetjen
e qeverisë.

Ndërkohë, personi që jep informacion për autorin ose autorët e vrasjes do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro.

Shuma
në fjalë është caktuar nga Drejtoria e policisë së Vlorës, e cila ka
vendosur edhe dy numra telefoni në dispozicion të informatorëve: 069 41
02 355 dhe 069 41 05 397.
 

Top Channel