Sindikatat padisin ACR-në

09/09/2011 12:00

Drejtuesit e Sindikatës kanë bërë publike sot se po përgatisin një padi në Gjykatë ndaj kompanisë ACR.

Në njoftimin e shpërndarë nga ana e kreut të sindikatës Kolë Nikolla. Në njoftim thuhet se po përgatitet një padi gjyqesore per ta dorezuar ugjent ne Gjykaten e Rrethit Gjygjesor Tirane, pasi ACR dhe sindikata jane te regjistruara ne kete gjykate, kundra ACR-se per veprimtarine antiligjore ne drejtim te nderhyrjes ne punet e sindikates, shkeljes se ligjit per greven dhe ushtrimit te presionit per largim te pamotivuar nga puna.

Ky reagim vjen pasi nje dite me pare administrate e kompanise ACR në Tirane njoftoi se te henen do niste puna ne miniere dhe se minatoret qe donin te nisnin punen duhet te paraqiteshin te benin kontratat perkundrazi do pushoheshin nga puna.

Per sindikatat ky eshte kercenim dhe veper penale per shkak se Ne nenin 197/8 te Ligjit per Greven, pika 4 e tij, percaktohet se : Pushimi nga puna per shkak te nje greve te ligjshme eshte i pavlefshem. Njoftimi administrates se ACR-së nje dite me pare bente te ditur se nderpriste cdo negociate me sindikatat. Nderkohe para saj perfaqesuesja e decometal, kompanise austriake meme e ACR, ishte ne Bulqize dhe mundi te negocionte nje projektmarreveshje perfundimtare gati per nenshkrim nga kompania dhe sindikatat.

Palet u terhiqen per te diskutuar nje kerkese qe lidhej me largimin e drejtorit te minieres ne Bulqize, por nderkohe te gjitha kerkesat e tjera ekonomike ishin diskutuar dhe pranuar. Si perfundim greva ne Bulqize nuk mundi te ndaloje dhe tashme sindikatat dhe kompania koncesionare pervec greves do perballen edhe ne gjykate.

Top Channel