PS: Vrasja e gjyqtarit, rrezik për vendin
09/09/2011 17:30
Partia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka dënuar vrasjen e gjykatësit Skerdilajd Konomi në Vlorë.
Partia Socialiste, thuhet në njoftim, i bën ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes së gjykatësit, duke e konsideruar sulmin ndaj tij si një “sulm mafioz”.
“Ngjarje si kjo, ku dora e krimit nuk ngurron të sulmojë e vrasë përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti, janë të papranueshme dhe përbejnë një sinjal alarmi për mbarë qytetarët e vendit”, thuhet në deklaratën e Partisë Socialiste.
“Drejtësia duhet të veprojë me forcë për të nxjerrë sa më shpejt autorët e këtij krimi të shëmtuar përpara përgjegjësive dhe për t’iu rezervuar atyre dënimin e merituar për këtë vrasje mafioze”, përfundon deklarata e PS.
Top Channel