Kumbaro, grushta në Londër

09/09/2011 20:25

Vazhdon në Londër maratona e gjyqit për ekstradimin e Ilir Kumbaros në Shqipëri, për t’u përballuar me akuzat e ngritura ndaj tij për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Në procesin e zhvilluar sot në Londër u la që seanca e ardhshme të zhvillohet më 1 nëntor.

Ishte kërkesa e përbashkët e përfaqësueses së shtetit shqiptar Rachel Scot dhe avokatit të Ilir Kumbaros, John Jones që seanca e radhës të shtyhej sërish, po në gjykjaten e City of Westminster në Londër.

Shkaku i rishtyrjes së soteme lidhet sërish me mosmarrjen ende të një venddmi përkatës nga kolegji i bashkuar në Gjyktën e Lartë të Shqipërisë.

Kjo gjykatë, sipas avokatit të Kumbaros, John Jones, nuk arriti sërish në 18 janar, pas 2 orë e gjysmë, një shumicë për marrjen e vendimit për ekstradimin e Ilir Kumbaros në Tiranë, pas apelimit të urdher-arrestit të dytë.

Nga 12 gjyakatës, votat janë ndarë në 6 me 6, tha avokati Jones në seancën e sotme. Ndërkohë, gjykatësit të cështjes Howard Riddle iu tha se në muajin shtator pritet një seancë tjetër në Tiranë për këtë cështje, pas emërimit të dy gjyqtarëve të rinj nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Parë të SHIK-ut për Tiranën në kohën e drejtimit të Shqipërisë nga ish-presidenti Berisha, akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, akuzë të cilën Kumbaro e mohon.

Por seanca e sotme në ambjentet e brendshme dhe sidomos pas mbarimit të saj, jashtë ndërtesës ishte e tensionuar për shkak të indinjatës së një shqiptari i cili iu prezantua Top-Channel si Bashkim Krasniqi nga Lezha, për shkak të, sic tha ai, zvarritjes së procesit të ekstradimit të Ilir Kumbaros.

Në momentin e daljes nga gjykata pati edhe përplasje fizike mes Kumbaros dhe djalit të tij me këtë shqiptar të revoltuar, pamje të cilat u filmuan ekskluzivisht nga Top Channel, si dhe nga BBC e Daily Mail.

Top Channel