Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët

09/09/2011 15:30

Personi që jep informacion për autorin ose autorët e vrasjes së
gjykatësit Skerdilajd Konomi do të marrë një shpërblim prej 100 mijë
euro.

Kjo eshte bere e ditur nga Drejtoria e policise se Vlores ku tashme eshte ngritur nje grup i perbashket hetimor me perfaqesues nga te gjitha organet e sigurise dhe inteligjences. Drejtoria e policise ben te ditur edhe numrat ku personat qe kane dijeni per ngjarjen, motivet dhe autoret te telefonojne per te dhene informacion.

069 41 02 355
069 41 05 397

Pervec shperblimit prej 100 mije euro, policia garanton fshehtesite e plote te personit.

Ekzekutim tragjik i gjyqtarit

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit.

Ngjarja e rende shkaktoi alarm dhe ne Vlore shkuan specialiste te krimeve te renda dhe drejtuesit e larte te policise se shtetit. Ne vendin e ngjarjes jane bere ekspertizat per te mesuar me shume detaje qe do te cojne ne gjetjen e autoreve te ketij krimi barbar. Nderkohe po hetohet edhe mundesia e konflikteve te meparshme duke nisur me listimin e ceshtjeve qe gjyqtari kishte ne shqyrtim.
 

Top Channel