Repartet zjarrfikëse, forcat e ushtrise dhe banoret e zones munden te
ndalin zjarret e shperthyera ne periferi te qytetit te Beratit duke
mbajtur larg vatren nga zona muzeale.

Por shume rrenje ullinj jane shkrumbuar ne zone per shkak te situates qe per ore te tera doli jashte kontrollit. Prefekti i qarkut të Beratit ka mbledhur gjatë mbrëmjes shtabin e Emergjencave Civile duke kërkuar gadishmëri të plotë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Zjarrfikesit dhe banoret e fshatit Drobonik, vazhduan gjate gjithe nates luften me flaket e zjarrit. Situata u be shume shqetesuese se ne zone gjendeshin edhe municione te shperndara gjate vitit 1997 dhe flaket kane provokuar shperthime te vazhdueshme, nderkohe prefekti kerkoi nga policia te zbulonte autoret e kesaj zjarrvenie e cila rrezikoi shume banesa, biznese dhe jete te njerezve ndersa shkaterroi pyjet me pisha dhe plantacione me ullinj.

Nderkohe ne Elbasan eshte shfaqur dje nje vater zjarri ne fshatin Griqan të Komunës Labinot Fushë të  Elbasanit, ku disa hektarë me shkurre janë asgjësuar si pasojë e flakëve masive. Burime nga reparti zjarrfikes bëjnë të ditur se harta e flakëve ështët zgjeruar mjaftueshme duke përbërë rrezik edhe për repartin ushtarak, ku ka edhe municione luftarake. Po kështu burimet njoftojnë se pranë repartit ushtarak, janë dislokuar dy mjete të zjarrfikses nga ushtria dhe një mjet që i përket shërbimit të zjarrëfikses së qytetit për të mos lejuar afrimin e flakëve të zjarrit afë objekteve.

Vlorë, zjarr në Karaburun

Prej disa ditesh pyjet dhe zonat me shkurre ne gadishullin e Karaburunit jane duke u djegur.

Flakët shkrumbuan dhjetëra hektarë me bimesi ndersa qyteti i Vlorës sot eshte zgjuar i mbuluar i gjithi nga tymi i ketyre zjarreve. Nderkohe qe zjarre ka edhe ne zonen e Pilurit, Peshkepi dhe ne Kropisht.

Pas nje dite te lodhshme dje ne fshatin Pilur, ku zjarrfikset jane rikthyer serish ne oret e vona te mbremjes, sot gjithe vemendja e tyre eshte perqendruar prane nje kodre qe ndodhet ne afersi te fshatit Armen.Zjarret kane perparuar nga era, duke djegur siperfaqe te tera dhe afruar deri ne shtepite e banuara. Ne ndihme te situates kane qene edhe disa banore te zones, te cilet u jane bashkuar efektiveve zjarrfikes, pasi zjarret po i afroheshin banesave te tyre.

Sic mesohet nje vater zjarri ndodhet ne zonen e Karaburunit. Por nderhyrja aty eshte e veshtire per shkak te mungeses se rrugeve. Fatmiresisht zjarri po perparon ne drejtim te kundert me bazen e Pashalimanit, cka nuk perben asnje rrezik per te. 

Top Channel