Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv

06/09/2011 17:00

Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për
identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në
Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy
vitesh.

Pas hetimeve disa mujore si dhe përfshirjes së një antropologu shume të njohur ndërkombetar, Prokuroria e Tiranes ka pezulluar dosjen duke ja kaluar serisht policise shqiptare. Gjate hetimeve ne organin e akuzes edhe pse prokuroret e ceshtjes ne bashkepunim me mjekesine ligjore kontaktuan mjaft familjare, te cileve u jane pushkatuar te afermit e tyre, ka qene e pamundur identifikimi qofte edhe i njerit prej viktimave. Burimet jo zyrtare thane per Top Channel se pas kesaj pritej te kryhej ADN-ja e eshtrave, ne menyre qe me tej te krahasohej me ADN-në e pretenduesve, por askush nuk ka paguar shpenzimet qe nevojiten per keto analiza por qe gjithashtu konsiderohen te shtrenjta. Te ndodhur ne keto kushte pasi kane pritur disa muaj, prokuroret jane dorezuar duke deleguar dosjen ne polici.

Ne shkurt 2010 zbulimi i 13 skeleteve ne nje varr ne afersi te Linzes ne Dajt, jo vetem qe risolli edhe njehere ne kujtese te pushkatuarit e kohes se komunizmit kryesisht nga shoqata e ish-te perndjekurve politike qe shigjetuan qeverine se nuk kishte bere asgje per gjetjen e te pushkatuarve te diktatures, por gjithashtu edhe vete qeveria  deklaroi angazhim  per zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Madje edhe deputete demokrate qe u vizituan vendin ku u zbuluan eshtrat, shkuan pertej kesaj situate duke deklaruar se nuk duhet te kishte me ne sistemin e drejtesise gjykates apo prokurore qe kane dhene vendime te tilla.

Top Channel