Kujtohet kryengritja e Postribës

06/09/2011 20:55

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një seancë në nderim të 65 vjetorit të lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri dhe në Evropë, Kryengritjes së Postribës, në vitin 1946.

Si rezistenca e parë popullore, kundër diktaturës komuniste,  kjo kryengritje me armë hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Evropës, si një ngjarje e jashtëzakonshme që dëshmoi trimërinë dhe patriotizmin e kombit shqiptar, fill pas Luftës së Dytë botërore.

Gjatë dhe pas kryengritjes u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq  nga rregjimi komunist, 64 burra, fëmijë e të afërm të familjeve të tyre; u burgosën e u internuan mbi 1200 persona, u dogjën dhe u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se “kjo është një seancë nderimi, për kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri, është një seancë nderimi për lëvizjen e parë antikomuniste në Europë. Dhe për këtë, ne shqiptarët duhet të jemi krenarë”.

Top Channel