Itali, tragjedi në familjen shqiptare

06/09/2011 18:00

Një tragjedi ka përfshirë një familje shqiptare në Itali ku burri ka vrarë gruan e më pas është vetëvarur.

Pjerin Pjetri, 44 vjeç, ka mbytur me jastëk gruan Lindita, 37 vjeç, dhe pastaj është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza, në vilën e një menaxheri të Mediaset në Itali, ku çifti punonte.

Shkak mendohet të ketë qenë kërkimi i divorcit nga ana e gruas.

Viktimat kanë lënë jetimë dy fëmijë, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç.

Top Channel