Fushë Krujë, tritol ndaj fabrikë së çimentos

06/09/2011 01:10

Rikthehen atentatet me tritol që kanë si objektiv fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Tre shpërthime të fuqishme u regjistruan rreth mesnatës në afërsi të kësaj fabrike fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën kontrollet në banesat e fshatit Zall. Uniformat blu dyshojnë se autorët e vënies së tritolit janë nga ky fshat. Por gjatë operacionit të saj, policia ka hasur në rezistencën e banorëve të fshatit Zall, disa prej të cilëve kanë kundërshtuar kontrollet.

Sulmet me tritol ndaj fabrikës së çimentos, apo ndaj rrugëve lidhëse të saj, që synojnë sabotimin e punës në këtë fabrikë kanë qenë të shpeshta. Dyshohet se sulmet ndërmerren nga banorë të fshatit Zall në shenjë kërcënimi ndaj kompanisë që shfrytëzon fabrikën, pas ndërprerjes së pagesave që kjo kompani u bënte familjeve aty pranë si dëmshpërblim për ndotjen e shkaktuar.

Disa javë më parë, gjatë një kontrolli në fshatin Zall, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese të llojit tritol.

Top Channel