Aleanca Kuqezi: Kauza jonë, jo nacionaliste

06/09/2011 09:50

Aktivistët e Aleancës Kuqezi po takohen me intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, për të diskutuar mbi cështjet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti Dritan Hila ka deklaruar se kauza e Aleancës për mbrojtjen e interesave shqiptare nuk është nacionaliste.

“Integrimi në BE nuk e përjashton atdhetarinë dhe dashurinë për vendin. Kauza e Alencës nuk është nacionaliste. Kemi rastin e Sllovenisë, e cila nuk është akuzuar kurrë për veprimet e saj për të mbrojtur interesat e saj strategjike në cështjen për kufirin e ujërave me Kroacinë”, ka deklaruar Hila.

Aktivisti i njohur ka theksuar se në direktivat e tij, Bashkimi Evropian kërkon respektimin e të drejtave të njeriut dhe në këtë drejtim, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e duhur.

“Në këtë kuadër, BE e vetmja gjë që përmend është të drejtat e romëve, për respektin e kësaj pakice. Pra, tregon se Shqipëria dhe shoqëria e saj ecën drejt BE-së”, ka shtuar Hila.

Top Channel