Paketat e teksteve shkollore për ciklin parauniversitar kanë nisur të shiten pranë ambienteve të shkollave.

Mesohet se paketa me e lire eshte per nxenesit e klases se dyte dhe eshte 950 leke, ndersa me e shtrenjta rezulton te jete paketa me libra per nxenesit e klases se 11-te, ajo kushton 4 mije leke.

Për herë të parë këtë vit 3 mije femije rom, kete vit do ta kene paketat falas.Rimbursimi per kategorite e percaktuara me ligj do te behet permes fatures tatimore.

“Cdo prind që pretendon të mbajë rimbursim do të paraqesë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Shkollës dhe do të paraqesin edhe kuponin tatimor të blerjes së teksteve shkollore”, tha Jovan Kristiqi, këshilltar i Ministrit të Arsimit.

Per here kete vit, do te prodhohen tekste shkollore edhe per femijet e emigranteve shqiptare qe jetojne jashte vendit.

“Dhe për fëmijët e emigrantët shqiptarë, Ministria e Arsimit nxjerr tre tekste të destinuara”, tha Kristiqi. Kete vit jane futur 175 tituj, te rinj per tekstet alternative.

Top Channel