Sot është zhvilluar tenderi per licencen e dyte te teknologjise 3G. Ne gare moren pjese 2 kompani celulare, kompania AMC e cila ofroi 15.1 milion euro dhe Eagle Mobile rreth 12. 9
milion euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike pritet te shpalle
fituesin brenda 5 ditesh.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave  do të shpallë fituesin brenda 5 ditëve sipas afatit që përcakton ligji.

Gjasat janë që AMC, e cila ofroi cmimin më të lartë të bëhet kompania e dytë me shërbimin 3G pas Vodafone, që në nëntor të vitit të kaluar i pagoi qeverisë 31.4 milionë euro për të qenë operatori i parë në treg me këtë shërbim.

“Komisioni mund të nisë të shohë vlefshmërinë e ofertave dhe më pas të shpallë edhe fituesin”, tha Alfred Kote, kryetar i Vlerësimit të Ofertave.

Nëse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do e shpallë të vlefshëm ankandin dhe ofertat e dy kompanive, paratë e licencës, që shkojnë si të ardhura shtesë në buxhet janë frymarrje për financat e drobitura të qeverisë, e cila u detyrua të ndërmerrte masa drastike këtë vit për të mbajtur nën kontroll borxhin.

Kursi kërcënon borxhin

Zhvlerësimi i lekut ndaj euros nuk ka përkeqësuar vetëm buxhetet e familjarëve që kanë kredi në valutë, por prej kohesh po rëndon edhe qeverinë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, zhvlerësimi i lekut ndaj monedhave të huaja e rriti borxhin e vendit me 38 milionë dollarë.

Dhe kjo është rritja më e ulët, pasi dy vitet e mëparshme efekti i kursit të këmbimit në rritjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj vendeve të tjera ka qenë disa herë më i fortë.

Në vitin 2009 zhvlerësimi historik i lekut ndaj euros e rriti borxhin publik të vendit me 2.5 për qind të produktit kombëtar.

Detyrimet e Shqipërisë ndaj vendeve të tjera atë vit u rritën me 250 milionë dollarë vetëm nga zhvlerësimi i lekut.

Efekti i kursit të këmbimit në borxhin publik tani është bërë shqetësim jo i vogël për qeverinë, e cila të ardhurat nga taksat i mbledh në lekë, ndërsa detyrimet e huaja duhet t’i paguajë në valutë, e kryesisht në euro.

 

Top Channel