Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave

05/09/2011 13:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në dy vitet e ardhshme do të
arrihen reformat kryesore të vendit, ndërsa ftoi opozitën që të jetë
pjesë e tyre.

Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu demokrat uroi që opozita të bashkohet në reformën zgjedhore.

Duke komentuar vendimin e socialistëve për t’i dhënë fund bojkotit, Berisha theksoi se me këtë hap duket se opozita po kalon nga rruga e vetmisë në rrugën normale.

“Garantoj opoziten se maxhoranca eshte teresisht e gatshme qe secilin nga rekomandimet bashkarisht t’i shnderroje ne ligje dhe vendime, per kodin elektoral qe eshte kodi me konsensual ne historine e vendit”, tha Berisha.

Nis sesioni parlamentar

Nisin sot në orën 18:00 punimet e kuvendit pas sezonit të pushimeve të verës.

Në faqen zyrtare të kuvendit njoftohet se sot pritet të miratohet kalendari 3-javor të punimeve për periudhën 5 shtator deri në 23 shtator.

Para nisjes së punimeve, një ditë më parë presidenti i Republikës iu drejtua deputetëve me anë të një mesazhi, ku ka përdorur tone të forta dhe të qarta për ndryshime të menjëhershme për politikën dhe institucionet e vendit.

Presidenti ka rikujtuar se vendi prej dy vjetësh ndodhet në ngërç politik dhe po humb kohë në përpjekjet për të ardhmen europiane.

“Shqipëria politike, tashmë anëtare në NATO, ka humbur dy vjet në një ngërç politik permanent të lidhur me
zgjedhjet e fundit parlamentare; vetë qytetarët dhe vendi kanë humbur dy vjet në përpjekjet e tyre për marrjen e ftesës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot sfida është e qartë: ne kemi përpara 12 kritere politike të BE-së, të gjitha të lidhura me Parlamentin dhe ushtrimin cilësor të funksioneve të tij. Në emër të qytetarëve dhe të ndërgjegjës kombëtare, ju ftoj t’i shndërroni këto pika në prioritete të aktivitetit parlamentar”, tha Topi.

Disa ditë më parë, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u ka përcjellë deputëteve, vecanërisht atyre të opozitës, të tregojnë vullnet të mire për miratimin e ligjeve dhe reformave që kërkojnë domosdoshmërisht konsensus.

Duke pritur kthimin e opozites ne parlament, pas bojkotit postzgjedhor, kryetarja e kuvendit, pret gjithashtu qe opozita te mos vazhdoje bojkotin e votimit, te cilin ajo e cilesoi si nje anakronizem te shekullit te kaluar, qe nuk ka me kuptim ne kohen kur Shqiperise i duhet te beje perpara per integrimin europian.

“Deputetet e mazhorances presin qe te punojne e te votojne se bashku me deputetet e opozites, per reforma te rendesishme. Cdo gje qe i bashkon shqiptaret duhet te na bashkoje edhe ne me vote ne parlament. Shqiperia eshte europiane dhe shqiptaret duhet te jene pjese e BE-se. Kur hoqem Integrimi ne BE i Shqiperise nuk eshte as majtas, as djathtas. Integrimi ne BE eshte objektivi yne kombetar dhe me kete askush nuk mund te beje tregti. Koha eshte tani dhe eshte urgjente”, tha Topalli.

Top Channel