Elbasan, zjarri zgjeron hartën

04/09/2011 21:00

Është zgjeruar harta e flakëve që përfshinë masivin e pishave në Krastë të Komunës Shushicë në Elbasan.

Situata paraqitet edhe më shumë dramatike. Flakët kanë marrë përmasa gjigante dhe tashmë nën rrezikune gjuhëve të tyre janë edhe disa banesa. Dy zjarrëfikëse dhe dhjetra banorë po mundohen të vënë nën kontroll zjarrin, që sipas kreut të Komunës së Shushucës kanë djegur mbi 60 hektarë pisha.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtorit i ri të zjarrëfikësve të Elbasanit, emëruar pas djegies së teatrit Skampa pak javë më parë.

Ditën e djeshme në të njëjtën kohë janë regjistruar dy vatra zjarri, njëra në Komunen Hotolisht në Librazhd, dhe tjetra në fshatin Mamël të rrethit të Elbasanit.

Ndërkaq policia po heton shkaqet e zjarrit, të cilat aktualisht mbeten të paqarta.  

Top Channel